"Xhane - Xhane"/ Video-klipi nga Dafina, Klajdi dhe Bruno i kopjuar, ja nga kush
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 09:28
Para pak ditësh, Dafina Zeqiri, së bashku me Klajdin dhe Brunon, sollën në treg bashkëpunimin e tyre më të ri, me titull "Xhane - Xhane".
Kënga duket se është pëlqyer nga publiku, por ishin ndjekësit e tyre ato që zbuluan se videoklipi nuk ka qenë ideja e tyre origjinale.
Klipi ka sekuenca thuajse identike me klipin e Beyonce "Hymn for the Weekend" në bashkëpunim me Coldplay.