"Vëllai i madh" anulon televotimin, këta dy banorë pritet të skualifikohen sot
Mbrëmjen e sotme është “Prime” i Big Brother Kosova, ku pritet të ndodhin shumë të papritura.
Burime pë Indeksonline bëjnë të ditur se dy banorë do të largohen sot nga loja për shkak të shkeljes së rregullave — më të rrezikuar janë Besforti dhe Xheneta.
Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet, pikërisht për këtë arsye.
“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet e tjera do të bëhen të ditura sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.