“E njoh para fillimeve të karrierës së saj” Dafina Zeqiri flet për bashkëpunimin e saj me Kidën
Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.
Zeqiri ka folur edhe për bashkëpunimin e fundit me këngëtaren Kida, me të cilën ka publikuar këngën e “Luje belin”
Ajo tregoi se Kidën e ka njohur përpara e kjo e fundit të fillonte karrierën, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me të ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që ka pasur. Më tej Dafina tha se i vjen mirë që Kida ka arritur këtu ku është.
Dafina Zeqiri: Unë mendoj se ishte interes i dyanshëm. Unë e njoh Kidën prej fillimit të karrierës time, para se me filluar ajo karrierën e vet. Më vjen shumë mirë që Kida ka arritur të bëhet ajo që është sot. Kemi kaluar si dy shoqe të ngushta, gjatë procesit të zhvillimit të këngës dhe videoklipit. Ka qenë eksperienca ndër më të mirat që kam pasur me kolegët.”
Roza: A janë trembur njerëzit nga ky bashkëpunim?
Zeqiri: Unë mendoj se më shumë janë kënaq. Kanë kërcyer dhe kënduar kur e kanë parë spotin sepse është një këngë shumë e lezetshme.