Turneu i Harry Styles nis me kritika: “Paguam shtrenjtë dhe nuk pamë asgjë”

Turneu i Harry Styles nis me kritika: “Paguam shtrenjtë dhe nuk

Turneu i ri i Harry Styles ka nisur mes polemikash, pasi shumë fansa janë ankuar se biletat e tyre VIP me çmime të larta nuk u garantuan aspak pamjen që prisnin gjatë koncertit.

Pas dy netëve të para të turneut “Together Together”, rrjetet sociale u mbushën me komente nga pjesëmarrës të zhgënjyer, të cilët pretenduan se pamja e tyre ishte bllokuar nga struktura të mëdha metalike dhe shtigje të ngritura që kalonin nëpër fushën e stadiumit.

Përballë reagimeve të shumta, ekipi i turneut të Harry Styles ka reaguar zyrtarisht, duke sqaruar se koncepti i skenës ishte menduar për t’u dhënë fansave më shumë liri lëvizjeje dhe për ta bërë eksperiencën më dinamike.

Megjithatë, menaxhmenti pranoi se disa zona të caktuara kishin probleme me vijën e shikimit dhe tha se po punon për të bërë ndryshime në strukturë aty ku është e mundur, pa cenuar sigurinë.

EMISIONET