Tre tenorët me mesazhin e veçantë, Tullumani: Çdo gjë bëhet me dashuri dhe art

Një shfaqje kulturore e cila është kthyer në traditë “Tre tenorët” është organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Këtë vit i është dedikuar situatës në Ukrainë duke dhënë mesazhin artistët për artistët

Producenti Edmond Tullumani shprehet se Tre tenorët sot është një histori në Shqipëri.

Edmond Tullumani: Tre tenorët sot është një histori në Shqipëri. E veçanta ishte tre tenorët për Ukrainën dhe artistët për artistët.  Ky koncert pati shpirt. Ambasadori ukrainas kishte një fjalë të bukur që e thamë të dy. Ku ka më bukur se të celebrosh paqen e Ukrainës me këngë dhe me tre tenor. Unë kam qenë shumë i lumtur. Ka qenë një koncert i mirëpritur nga publiku.

Soprano, Ramona Tullumani thotë se çdo gjë bëhet me dashuri dhe art.

Ramona Tullumani: Kur shikoja lajmet e fëmijëve që vdisnin në rrugë më preknin shumë dhe kësaj i këndova dhe në koncert. Çdo gjë bëhet me dashuri dhe art.

EMISIONET