Egleini shkon më një ‘mik” të veçantë në “Jeto me Orën": Më erdhi keq, e pash të vetmuar

Egleini shkon më  një ‘mik” të veçantë

Aktori Eglein Laknori ishte në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV ORA.

Por ashtu i çiltër dhe me humor siç di të jetë gjithmonë ishte dhe hyrja e tij në emision.

Ai kishte marrë në krahë një jastëk për të cilin tha “më erdhi keq e pash aty të vetmuar. Mund ta mbaj? Ishte aty në një kolltuuk, mu duk i vetmuar thash po e mbaj me vete.”

Gjatë intervistës së tij në RTV ORA Egleini tregoi rreth rrugëtimit të tij si humorist.

Eglein Laknori: Ka qenë një indicie e Gent Bejkos dhe e mora në konsiderat. Janë bërë 15 vjet. Unë kam mbaruar për muzikë, besoj se të jesh humorist e komedian duhet të jesh talent jo të bësh shkollë pastaj për aktor duhet shkolla.

Gjithashtu regoi se ka dhënë mësim dhe në lice.

Eglein Laknori: Kam dhënë mësim 2 vite në lice. Flas akoma me to. Batuta e humori ishin kur duhet të shfryja situatën. Duhet të dish dhe psikologjinë e studentit.

Një nga pasionet e tij është dhe muzika

Eglein Laknori: Tani luaj bateri, është një pasion. Luajmë bashkë me bashkëshorten në kishë  çdo fundjavë. Dhe muzikën nuk është se e kam harruar. Në kohën e pandemisë i kam rënë trombës për herë të fundit.

Por cila është sakrifica më e madhe për Egleinin?

“Sakrifica më e madhe është ta pranosh tjetrin siç është”, thotë ai.

EMISIONET