"Zemra i blen 24 mijë lekë tullumbace, por t'i nuk erdhe se s'punonte e-albania”, batutat e Florian Binajt për Eglein Laknorin
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA aktori Eglein Laknori foli dhe rreth rrethit të tij miqësor.
Eglein Laknori: Kam një rreth të mirë shoqëror, qoftë dhe të kishës. Renisi dhe Gent Bushpepaj. Flor Binaj dhe me Endin kam marrëdhënie të shkëlqyer.
Por pas kësaj ai u suprizua dhe u emocionua nga vidomesazhet e miqve dhe bashkëshortes.
Përveç përshëndetjeve nuk munguan as notat e humorit.
“Të përshëndesim. Duam të kujtojmë që sallata lahet me ujë të nxehtë, birrat pihen me shumë shkumë dhe më të mirat pihen te Albani.”, shprehet një nga miqtë e tij.
“Ana është e bekuar nga një bashkëshort si ti dhe Ula me një djalë si ti.”, thotë një tjetër në videomesazh.
Sakaq aktori Florjan Binaj tha se janë shokë që nga koha e dinozaurëve.
“Zemër shiko çfarë bëj unë për ty, 24 mijë lekë tullumbace për ty. Të kam shok që prej periudhës së dinozaurëve. Doja shumë ta hanim darkën bashkë por nuk punonte e-albania.”, tha Binaj.
Një nga mesazhet më të veçanta që mori ishte ai i Anës bashkëshortes së tij.
“Të dua shumë jeta ime. Je dhurata më e bukur. Qenka shumë e vështirë të ti shpreh ndjesitë live të jam mirënjohëse, të jam mirënjohëse për zemrën tënde bujare dhe sakrifikuese. Të kam jetë.”



