STUDIMI/ Pesë minuta zemërim mund të dëmtojë...

STUDIMI/ Pesë minuta zemërim mund të dëmtojë...

Një studim i fundit tregon se një shpërthim i shkurtër zemërimi që zgjat vetëm pesë minuta mund ta shtypë sistemin imunitar për katër deri në pesë orë.

Reagimi ndaj stresit e përmbyt trupin me hormone që e dobësojnë aftësinë e tij për të luftuar infeksionet. Studiuesit gjetën ulje të ndjeshme të aktivitetit të qelizave imunitare pas episodeve të zemërimit intensiv.

Efekti është i ngjashëm me ndikimin që ka stresi kronik mbi mbrojtjen e trupit. Ekspertët thonë se episodet e përsëritura të zemërimit mund të grumbullohen me kalimin e kohës, duke rritur ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve.

Menaxhimi i reagimeve emocionale është thelbësor për shëndetin fizik afatgjatë.

Shprehja e zemërimit në momentin kur jemi të irrituar shpesh duket plotësisht logjike. Besohet zakonisht se në këtë mënyrë çlirohemi nga tensioni i akumuluar.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos analizuan 154 studime mbi zemërimin dhe gjetën pak prova që shfryrja e zemërimit ndihmon. Në disa raste, madje mund ta rrisë zemërimin.

“Besoj se është shumë e rëndësishme të thyejmë mitin se nëse jeni të zemëruar, duhet ‘të shfryni’, të nxirrni gjithçka nga kraharori,” tha autori kryesor, shkencëtari i komunikimit Brad Bushman.

Ai thekson se shfryrja e zemërimit mund të tingëllojë si ide e mirë, por nuk ka asnjë provë shkencore që ta mbështesë teorinë e katarsisit.

EMISIONET