Sa kushton bukuria? Estetistja Zhegu: Janë shtuar djemtë dhe burrat që kërkojnë trajtime estetike në klinika
Një mashkull i kuruar dhe frekuentues i rregullt i qendrave estetike nuk është më tabu.
Dermo-Estetistja Denisa Zhegu, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se tashmë ka ndryshuar konceptim për bukurinë vetjake dhe janë bërë shumë hapa para në këtë drejtim.
Në qendrat estetike, tha ajo, ku ofrohet shërbim për meshkujt numri i tyre është thuajse i barabartë me femrat.
“Sot jemi në kohën e “Instagramit”, të rinjtë shikojnë shumë njëri-tjetrin. Ka ndryshuar shumë koncepti mi të mirëmbajturit dhe si e tillë është shtuar numri i djemve që shkojnë në salla dhe klinika estetike.
Nuk mund të them që janë 50 me 50, por rreth 30 për qind e tyre sot shkojnë.
Duan të duken më mirë me veten dhe para të tjerëve, duan të duken më të rinj, pra nuk ka asnjë ndryshim nga femrat mënyra e konceptimit të së bukurës, pasi siç e thashë të gjithë janë aty në “Instagram”.
Jo të gjithë kanë mundësi, pasi trajtimet estetike kushtojnë shumë, por jo më shumë se në vendet e huaja. Këtë vit kemi pasur një fluks të shtuar të klientëve italianë”, u shpreh ndër të tjera, estetistja Denisa Zhegu.