Ndriçim Kulla vjen me “Historinë e shpirtit shqiptar”: Promovimi i identetit kombëtar, si mjet për mos asimilimin tonë si komb

E ndërsa jemi në ditët më të rëndësishme të gjuhës dhe shkrimit shqip, ku në Tiranë organizohet Panairi më i madh i Librave, përveç klasikëve, nuk mungojnë as botimet e reja të autorëve dhe shkrimtarëve shqiptarë.

“Historia e shpirtit shqiptar”, është vepra më e fundit e shkrimtarit dhe publicistit të njohur Ndriçim Kulla, e cila u prezantua këtë të mërkurë në studion e lajmeve në “Ora News”.

“Unë në filozofinë time të botimeve i kam mëshuar promovimit të identitetit kombëtar, përveçse idealiste është gjithmonë aktuale dhe nuk është asnjëherë jashtë kohës, sepse shumë gjëra janë bërë jashtë kohës që kanë të bëjnë me idealizmin.

Në kushtet e globalizmit, shqiptarët kanë dhe një sfidë të madhe që duhet të përballojnë identitetin e tyre që të mos asimilohen në këtë det dhe rryma të mëdha integrimesh.

Ndaj duhet të qëndrojmë dhe t’iu përshtatemi integrimeve, por edhe të qëndrojmë si shqiptarë. Librin do ta gjeni te stenda e shtëpisë botuese “Plejad” këto ditë, dhe më pas në çdo librari”, u shpreh publicisti Ndriçim Kulla.

lili saraçi ndriçim kulla

EMISIONET