A ishte grek Noli?/ Ilir Ikonomi sjell “Apostulli”-n në “Një grusht librash”, biografia e re për Fan Nolin: Gjuha shqipe dhe luftërat e tij në një libër
Një biografi e re për Fan Nolin, që nis me mbërritjen e tij në Amerikë më 1906 dhe vijon deri më 1920 kur ai erdhi në Shqipëri, dhe nën titullin “Apostulli”, publicisti dhe gazetari Ilir Ikonomi prezantoi mbrëmjen e së martës në rubrikën “Një grusht librash” të gazetares Beti Njuma në televizionin “Ora News”.
Ilikonomi theksoi se bëhet fjalë për një përmbledhje që përcjell frymën e mendësinë e kohës, duke zbuluar se për botimin e kësaj biografie ka shqyrtuar një sërë arkivash për të përcjellë një mjedis shqiptarësh të Amerikës që i ngjan një sheshi beteje.
E ndërsa me interes ishte tregimi i origjinës së Fan Nolit.
“Është interesante që ju e bëni këtë koment, sepse ka disa autorë që e vënë në mëdyshje origjinën e Fan Nolit. Ishte një shqiptar, apo ishte një grek. Dhe në libër e kam cituar aty se në enciklopedinë greke thuhet se nëna e tij ishte greke. Por kjo nuk është e vërtetë sepse Fan Noli dikur thoshte se “Nëna ime nuk dinte asnjë fjalë greqisht”. Në familje ata flisnin shqip, jashtë flisnin greqisht. Dhe këto fshatra që ishin fshatra ku flitej greqisht edhe pse ishin në juridiksionin e Turqisë, Noli e mësoi shqipen në familjen e tij. kjo edhe për faktin se ai vajti në shkollë më vonë se fëmijët e tjerë, 8 vjecc dhe rrinte në shtëi me gjyshen e tij, e cila fliste shqipen. Kështu që Noli filloi të mësonte greqisht në moshën 8-vjeccare, dmth shumë vonë”, tha Ikonomi.
Krijimi i kishës së parë shqipe, motivet që e shtynë Nolin të bëhej prift, shkëputja e tij nga sinodi rus, dëshira për tu bërë peshkop, përçarja e klerit shqiptar të SHBA-së dhe qasjet e tij patriotike ndërthuren në veprën prej 430 faqesh.
Apostull, thotë Ikonomi, në kuptimin me mision, se ai (Noli) ishte njeri me mision. Librin e përshkon ky koncept, i gjuhës shqipe, për të bërë kishën shqipe dhe për të luftuar për Shqipërinë me anë të kishës shqipe.
Raporti i tij me kishën ruse dhe kisha shqipe e gjuha shqipe përshkojnë konceptin e botimit që cilësohet objektiv.
“Meqë Noli zgjodhi gjuhën shqipe për të bërë luftën e tij me anë të kishës, në kishën ortodokse të Nolit, në kishën shqipe siç e quanin ata, nuk vinin vetëm ortodoksë, por edhe myslimanë dhe kjo ishte edhe çudia më e madhe, që ndodhte në Boston, ku Noli nuk u ndal për të bindur të dyja prej këtyre grupimeve.
Një Autoqefali gjysmake ishte ajo që shpalli Noli në atë kohë, sepse kishte një përplasje të madhe atje mes kishës ruse dhe Nolit dhe më pas ai do të vetëshpallej Peshkop”- tha Ilir Ikonomi.
Entuziazmi për punët e mëdha dhe egoja e shpërthimet e papritura janë pjesë e studimit që cilësohet objektiv.
Me këtë botim gazetari Ilir Ikonomi na sjell një reportazh nga më objektivët e neutralët në lidhje me figurën e atij që e ka cilësuar apostull në titullin e këtij libri, por në fakt pa ngarkesa emocionale, pa glorifikim, pa asnjë lloj mitizimi, vjen jashtëzakonisht balancuar. Autobiografia ‘Apostulli” është botim i “UET Press”.