Harroi tekstin e këngës teksa po performonte, fansat kritikojnë Drake-n
Drake është kritikuar nga fansat se ka harruar tekstet e këngëve të tij gjatë disa ndalesave në turneun “It’s All a Blur”.
Një ditë pasi reperi me origjinë kanadeze, 36 vjeç, performoi për të dytën natë radhazi në State Farm Arena në Atlanta, një përdorues i Tëitter shkroi: “Drake ka harruar tekstet e këngëve të tij”.
Kur një përdorues tjetër kërkoi nga një pjesëmarrës në koncert për të konfirmuar nëse thashethemet ishin të vërteta, një person u përgjigj: “Ai ngatërroi tekstin dhe të gjithë pëshpëritën”.
Në fillim të këtij muaji, reperi i “In My Feelings” i dha gjithashtu 50 mijë dollarë një fansi që pretendonte se kishte shpenzuar paratë e mobilieve për biletat e shfaqjes së tij.
Turneu i Drake’s “It’s All a Blur” vazhdon të premten me shfaqje në Miami.