FOTO/ Çfarë po ndodh mes Ariana Grande dhe Ethan Slater?

FOTO/ Çfarë po ndodh mes Ariana Grande dhe Ethan Slater?

Pas premierës së filmit Wicked: For Good në Londër, shumë media spekuluan për një ndarje të mundshme midis Ariana Grande dhe aktorit Ethan Slater, pasi gjatë ngjarjes në Leicester Square ata u panë të ndarë dhe nuk u fotografuan bashkë në tapetin e gjelbër.

Megjithatë, sipas burimeve të The Sun, çifti është ende bashkë, por po përpiqet të shmangë vëmendjen e mediave. Të dy morën pjesë si në premierë, ashtu edhe në after-party-n në Brasserie Zedel, por qëllimisht qëndruan larg njëri-tjetrit. Pas mbrëmjes, Ariana u kthye në hotelin e saj, ku më vonë iu bashkua edhe Ethan.

Ariana, 32-vjeç, është aktualisht në një tur botëror për të promovuar pjesën e dytë të filmit, ku luan pranë Cynthia Erivo. Në premierë ajo u shfaq me një fustan elegant të zi, ndërsa Ethan zgjodhi një kostum gri sateni.

Marrëdhënia e tyre ka qenë në fokus të publikut që nga korriku 2023, pak pas ndarjes së Ariana nga bashkëshorti Dalton Gomez, ndërsa Ethan kishte ende martesë me Lilly Jay, me të cilën ka një djalë.

Sipas burimeve, planet për martesë janë ende pezull, por çifti mbetet i lidhur dhe po ruan diskrecion derisa të përfundojë promovimi i filmit dhe sezoni i çmimeve në 2026.

EMISIONET