Puthja që nuk po vjen, Luizi tallet me refuzimet e Kiarës
‘Vëllai i Madh’ i ka sfiduar së fundmi të gjithë banorët me një lojë, ku ata do të ndahen në çift dhe do të qëndrojnë në një dhomë vetëm për t’u kujdesur për një bebe.
Në këtë provë javore, Luizi zgjodhi Kiarën, meqenëse kanë krijuar një afrimitet të madh gjatë qëndrimit brenda.
Derisa filluan kujdesin për foshnjën, ata diskutuan gjerë e gjatë për marrëdhënien e tyre dhe atë se si e shohin banorët e tjerë.
Teksa në një pikë, nuk munguan as ngacmimet dhe momentet intime së bashku, ku ishin edhe shumë afër puthjes.
Ata po bënin disa prova, ndërkohë që shkëmbyen me njëri-tjetrin puthje e përqafime.
Ky duket një hap i ri në marrëdhënien e tyre, pasi Kiara ka qenë më e tërhequr në këtë pjesë.
Ajo gjatë gjithë kohës ka qenë duke i thënë se do kohë dhe se dëshiron t’i lë gjërat të rrjedhin.
Sidoqoftë, mbetet të shihet në vazhdim se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.
Por me të dalur nga dhoma Luizi në prani të Kiarës i tregon Efit veprimet e Kiarës, sa herë afrohej puthja e famshme, e cila vijon të mbetet në tentativë.
View this post on Instagram