"Politikanët nuk e këndojnë himnin aty ku duhet" Nexhi Beqiri revoltohet në studio
Në emsionin "Jeto me Orën" në RTV Ora u diskutua një nismë e qeverisë sipas së cilës një herë në javë do të këndohet himni në shkolla.
"Vendimi i qeverisë për tu kënduar himni një herë në javë para shkollës më duket shumë i mirë", tha avokatja, Nexhi Beqiri.
Sipas saj "Njerëzit larg Shqipërisë e duan dhe respektojnë më shumë flamurin kombëtar ".
Nexhi Beqiri: Himni Kombëtar është shprehja më e lartë e një kombi. Hyminin e quaj një nder të madh, një forcë të madhe, një thirrje për bashkim. Ka vende në botë ka popuj që nuk janë të identifikuar. Shqipëria ka fatin e madh që ka një himn kombëtar të bukur, një flamur që kudo që e vendosim ka një bukuri të veçantë. Shqipëria siç është e bukur është edhe si simbol.
"Ne jemi me fat që kemi një himn dhe flamur të bukur. Sa më shumë që janë njerëzit larg Shqipërisë aq më shumë e duan flamurin kombëtar dhe e respektojnë at. Njeriu ka nevojë të ndjehet që i përket një kombi, një trualli, një bashkësie etnike."
Mirëpo Beqiri shprehet e revoltuar me politikanët shqiptarë për të cilët thotë se nuk e këndojnë himnin aty ku duhet.
Jonida Haxhiu, psikologe u shpreh se "Himni është emocion, të bën pjesë të një grupi".
Jonida Haxhiu: Himni është emocion, të bën pjesë të një grupi. Mbase kjo iniciativë do të jetë e rëndësishme për të na identifikuar. Iniciativa të tilla janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm na kthejnë vëmendjen nga himni por në këtë realitet globalizmi E informacioni ndoshta është momenti të drejtojmë brezin e ri drejt identitetit kombëtar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

