Përndoqi dhe kërcënoi Noizyn, Gjykata e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për Cllevion

Përndoqi dhe kërcënoi Noizyn, Gjykata e Durrësit vendos

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio Serbiano.

Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Reperi i njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok Kleviol Ahmeti u ndalua në Rinas pas një denoncimi të reperit Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

EMISIONET