“Nxjerrja e të dhënave shqetëson gjithë shqiptarët”, Qefalia: Nuk do të rikthehen sportelet

Deputeti i PS Xhemal Qefalia në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj dhe pse e pranoi që nxjerrja e të dhënave tashmë është një shqetësim për të gjithë shqiptarët ai thotë se kjo nuk duhet të jetë arsye për t’iu rikthyer sporteleve.

Xhemal Qefalia: Kjo nuk është një çështje e mirë që kanë dalë të dhënat. Gama e rrjedhjes së të dhënave është nën kontroll. Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim shërbimet online. Ne po punojmë që sistemi të jetë eficient. Vështirësitë janë momentale. Dhe bllokimet në pikat e kalimit kufitar, nxjerrja e të dhënave për pagat dhe targat i shqetësojnë shqiptarë. Gama e shërbimeve onlinë duhet të rritet edhe më tej. Nuk ka arsye të stepemi dhe të kthehemi te defterët dhe bllokët.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare pas dëgjesës që do të mbahet do të mblidhet dhe do të dalë me një përgjigje ndaj Kuvendit,si dhe me propozime konkrete për masat që duhen marrë, si dhe për personat përgjegjës.

EMISIONET