Miss-i shqiptar, Xhensila Shaba: Shqipëria nuk më ka mbështetur, kërkojnë para

Xhensila Shaba, bukuroshja shqiptare që ka fituar një sërë çmimesh bukurie jashtë shtetit, thotë në emisionin "Ora Verore" se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga Shqipëria dhe se çdo gjë e ka arritur me forcat e veta.

Ronaldo Sharka: A ka pasur mbështetje nga Shqipëria pasi ke fituar çmimet e bukurisë në Europë?

Xhensila Shaba: Shqipëria fare, asnjë mbështetje, çdo gjë e kam bërë me mundin tim dhe ndihmën e familjes time. Shqipëria nuk më ka ndihmuar fare, as emisionet, as shteti asgjë.

Ronaldo Sharka: Po emisionet pse?

Xhensila Shaba: Sepse këtu edhe të kërkojnë, edhe duan që të jesh pjesë e emisionit dhe në fund ka një tarifë, ka një pagesë, ose kërkojnë më shumë gjëra se sa unë mund të jap.

Ronaldo Sharka: Sa lekë më dhe ti mua për të dalë në emision?

Xhensila Shaba: Asnjë.

 

EMISIONET