Nxitoni për të bërë FOTO/ Ylli i serialeve turke, Burak Özçivit,me pushime në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2025, 19:43
Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi. Aktori, i njohur për rolet e tij në seriale të suksesshme është parë duke pushuar në Vlorë, një nga perlat e bregdetit shqiptar.
Burak është fotografuar në një nga restorantet e qytetit. Veshur në mënyrë sportive dhe me buzëqeshjen karakteristike, ai ka pozuar me stafin dhe fansat e pranishëm.
Ky është një tjetër tregues se turizmi shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e figurave të njohura ndërkombëtare.


