Tjetër version i ngjarjes, kushëriri i Eraldos bën deklaratën e FORTË: Noizy ka shkuar me të fejuarën e tij, kur e mori vesh…

Tjetër version i ngjarjes, kushëriri i Eraldos bën

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vendosur për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të reperit të njohur, Noizy, në Currila, Durrës.

Vetë këngëtari i njohur bëri një postim në “Instagram”, të cilin më pas e fshiu, ku tregonte fytyrën e kushëririt të tij. Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist.

Ndërkohë Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur.

Por duket se ka edhe një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Një kushëri i 26-vjeçarit ka thënë për JOQ se Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier.

Sipas kushëririt në fjalë, për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit, i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

EMISIONET