Nga Bora Zemani te Gentian Zenelaj, kush janë disa nga personazhet që kontribuan për operacionin e aktorit Genc Fuga

Nga Bora Zemani te Gentian Zenelaj, kush janë disa nga personazhet që

Para dy ditësh aktori dhe regjisori Genc Fuga pësoi një goditje në tru, për të cilën duhet të merrte trajtim të menjëhershëm.

E ndodhur në një situatë të tillë bashkëshortja e tij, Eni Jani, iu drejtua miqve, ndjekësve, të gjithë artdashësve dhe dashamirësve të asaj që ka përcjellë Genc Fuga në skenën shqiptare, me një apel për ndihmë për pagesën e operacionit.

Pagesa që i nevojitej aktorit u bë e mundur brenda pak orësh, madje edhe më shumë sesa duhej.

Ndër figurat publike që kontribuan ishin, Bora Zemani, Gentian Zenelaj dhe Holta Dulaku me nga 500 euro, vlera më e lartë. Por edhe të tjerë si Klajdi Haruni, Visjan Ukcenaj, Ardit Gjebrea, Lutfi Dervishi, etj./Panorama/

EMISIONET