Me një postim të gjatë Amadea konfirmon ndarjen nga Haris: Më manipuloi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2023, 22:36
Ish-konkurrentja e “Love Island”, Amadea ka njoftuar ndarjen e saj nga Haris. Pak ditë më parë ajo tha në Natën me Aulonën se nuk flisnin shpesh, por duket se ndarja e çiftit paska ardhur me kohe.
Në një shkrim të gjatë, ajo shpjegon se e ka marrë vesh nga mediat që Haris e ka hequr nga rrjetet sociale, duke thënë se ndihet e manipuluar prej tij. Amadea thotë se qëllimi i vetëm i Harisit ishte të shpallej fitues.