Mariza Ikonomi flet për peticionin kundër Luiz Ejllit: Ja si nisi dhe kush e firmosi

Mariza Ikonomi flet për peticionin kundër Luiz Ejllit: Ja si nisi dhe

Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar përballë moderators Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, ku vendosi që tu përgjigjet pyetjeve të saj të sikletshme.

Ndër të tjera, Mariza rrëfeu të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Luiz Ejllin por jo vetëm.

Këngëtarja gjatë emisionit u përball me një të papritur.

Pas hulumtimeve të stafit të emisionit ‘Glamour Zone’, është mësuar se në internet qarkullon një peticion kundër Luiz Ejllit që nisi pasi ai fitoi festivalin me këngën ‘Zjarr e ftohtë’.

Në peticion, kërkohet të firmosin sa më shumë individë që Luizi të mos performonte në Eurovizion, por t`i hapte rrugë artistëve të vërtetë si Albërije Hadërgjonaj, Mariza Ikonomi etj.

Ester Bylyku: Si ka qenë e vërteta e këtij peticioni? A firmose edhe ti?

Mariza Ikonomi: Unë tani po mësoj që ka ekzistuar ai peticion, dhe nëse nuk gabohem, Luizi ka marr pjesë në një festival që unë nuk kam konkuruar ate vit. Ndihem e nderuar që më kanë quajtur artiste të vërtetë dhe më rendisin te emrat më të mire në Shqipëri, por nuk e dija për peticionin dhe aq më tepër të kem firmosur. Mua më ka pëlqyer shumë kënga e Luizit.

Në vijim të intervistës Mariza Ikonomi, rrëfeu nëse janë të vërteta thashethemet se mes tyre dikur ka patur një lidhje.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Për të ndjekur deklaratën e plotë të këngëtares, klikoni videon e mëposhtme

EMISIONET