“Legen mashkull”/ Publikohen mesazhet, Naim Murseli dikur tallte Luizin: Sikur nuk ka pasur femër…

Ngjarja e Kosovës ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqiptari, ku Naim Murseli pagoi për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademi.
Teksa akoma nuk është e qartë arsyeja e vrasjes, me deklarata paradoksale të Naimit ku në fillim e pranoi planifikimin e vrasjes, ndërsa më pas u shpreh se nuk ka qenë i përfshirë dhe se edhe ai u ndje i rrezikuar.
Por, faktet provat dhe deklarata e Dorasit e implikojnë atë totalisht në këtë ngjarje.
Ish-Banori i spektaklit televiziv "Big Brother", Elton Tozaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Insagram", ka publikuar mesazhe që Naimi i kishte nisur, duke akuzuar Luizin në lidhje me dashurinë që kishte për Kiarën, teksa pak muaj më vonë ai do të vriste bashkëshorten e tij që kishte dy fëmijë me të.
Tozaj shkuar: “Rëndom gjeta një bisedë të vrasësit Naim Murseli gjatë kohës së BBV i cili tallej se përse unë isha team Luiz. Më bëri përshtypje fjalia që ka thënë: Sikur nuk ka parë femër me sy”.
I qartë dallimi i një njeriu që dashuron dhe tallet nga një vrasës psiqik.


