Lamtumira e Cesare Cremonini për Michael Jackson
Kudo që shkoi, ku mbërriti, asgjë nuk pulsonte si më parë. Të gjithë kemi humbur diçka.
Diçka që ndoshta me naivitet menduam se na takonte neve, që besuam se ishte pjesë e historisë sonë, pra e jetës sonë.
Ne skërmitëm dhëmbët me tmerr ndërsa kujtesa u zbeh, u nda në mish, të zënë, ndërsa po lundronim në një kohë pakënaqësish.
Jackson, një nga gjenitë e vërtetë të muzikës së shekullit tonë, ka ikur duke fikur dritën e ftohtë të atyre shkëlqimeve të vëmendjes që deri para disa vitesh ndriçonin gjestet e tij mahnitëse muzikore dhe që prej disa kohësh drejtonin vetëm nga këndi më intim dhe i brishtë i personit të tij: fëmijëria e vjedhur që e kërkoi me kaq ngulm dhe mizorisht nuk i’u kthye më.
E pamundura ndodhi. Iku gjatë natës, me të njëjtën shpejtësi, me të cilën u shfaq dhe u zhduk nga skena gjatë koncerteve të tij të paharrueshme, sa të shtrenjta aq edhe novatore, në një tufë dritëhijeje.
Një hero që dukej se fliste për të ardhmen. Ai dukej se njihte ligje fizike ende të panjohura për ne.
Ai këndoi melodi të pamundura me aq hijeshi sa Steve Wonder apo James Brown, gjithsesi duke i përvëluar me klithma dhe frymëmarrje që rrëmbenin buzëqeshjen e habisë nga fytyra, duke na shtyrë të ecnim me ritmin e këngëve të tij si askush më parë.
Artist i vërtetë ishte ai: ai që imponon ritmin e tij. Ku mbërrin, ku ecën, asgjë nuk pulson si më parë. Zoti e bekoftë.