Librat e vjetër, pasuri e historisë/ 78-vjeçari: Kam libra që në kohën e diktaturës. Të rinjtë nuk lexojnë!

Pavarësisht se teknologjia ka avancuar, libri vijon të jetë miku i shumë qytetarëve. Ora News ishte në një kioskë përballë ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, ku gjetëm libra që nga koha e diktaturës. Shitësi thotë se të tillë libra kanë interes, pasi shumë janë të interesuar për të ditur mbi të kaluarën.

Ky është Llambi Angjellari 78 vjec…

Në këtë kioskë të vogël ai ka libra të ndryshëm ku shumë prej tyre janë hedhin dritë mbi historinë e periudhës së diktaturës.

“Çfarë janë këto me “Shtëpia Botuese Naim Frashëri, janë të kohës së Enverit. Ka dhe libra të viteve 1960 këtu”, thotë ai.

Tregon se në këto libra mund të gjesh thesaret e së kaluarës.

78-vjeçari thotë se librat i ka blerë me çmime ekonomike dhe u ka vendosur një tjetër çmim.

“I sjellin njerëz të ndryshëm. Ka njerëz që ikin fare nga Shqipëria dhe më thonë që kemi libra. Vete ua marr, i jap lekë për aq sa mundtë biem dakord dhe i sjell këtu për t’i shitur”, shprehet Llambi Angjellari.

Shumë të tjera dhe ia kanë dhuruar, dhe ai i shet.

Thotë se në dyqanin e tij ka lexues të ndryshëm, por më shumë janë të moshuarit, të cilët nëpërmjet librave të vjetër rifreskojnë kujtimet e së shkuarës.

“Në përgjithësi nuk blejnë. Sidomos mosha juaj nuk blen fare. Prapë ne lexojmë, mosha ime”, shprehet ai.

Ai apelon të gjithë që të lexojnë sa më shumë pasi pavarësisht se teknologjia ka avancuar, kënaqësinë e librit e ndjen vetëm kur shfleton fletët e tij.

“Çdo gjë mund ta gjesh në internet, në kompjutera apo celularë, por prapë atë që ka libra brenda tij nuk mund ta gjesh tjetërkund”, shprehet Llambi Angjellari.

Këto libra i gjeni në lulishten “1 Maji”, përballë ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”.

sonila musai librat llambi angjellari

EMISIONET