Al Hilal bezdis Guardiolën, 87 mln euro në vit për B.Silvan. City vihet në ndjekje të yllit të PSG

Al Hilal bezdis Guardiolën, 87 mln euro në vit për B.Silvan. City

Arabia Saudite po vendos një rend të ri në tregun e transferimeve, miliona euro në qarkullim që tundojnë lojtarë e trajnerëve, në rastin më të keq, detyrojnë klubet të rrisin ofertat, për të mos lënë lojtarët të largohet. Një rast tipik është ai i Bernardo Silvas, ku Al Hilal vijon të insistojë me një ofertë prej 87 milionë euro në sezon, shifra të jashtëzakonshme. Përballë një situatë të tillë, drejtuesit e Man.City janë të detyruar të lëvizin pasi Pep Guardiola nuk dëshiron të heq dorë nga portugezi.

Sipas Times: Man,City i ka ofruar Silvas një kontratë të re, por shumë larg asaj që ofron Al Hilal. Në lidhje me merkaton në hyrje, Guardiola pret një dhuratë pas triumfit në Champions League.

Largimi i Joao Cancelos e detyron City të futet në treg për të gjetur një anësor të djathtë. Emri i parë në listën e dëshirave është Achraf Hakimi. Marokeni pëlqehet shumë nga Guardiola, por nuk është e lehtë t’i marrësh PSG një lojtar që është nën kontratë deri në 2026.

EMISIONET