Arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor për korrupsion

Arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor për

Janë arrestuar katër  punonjës të Universitetit Bujqësor.

Arrestimi i tyre u bë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pas kallëzimit të bërë nga punonjësi me inicialet A.Ç., lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k.

Punonjësit e arrestuar mbanin detyrat punonjësi A. R., Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; punonjësiT. B., Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, punonës R. S., specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe punonjësi A. M.me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Shtetasi A.Ç., ka kallëzuar lidhur me tenderin se sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë.

Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë.

Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.

Mbi 4 punonjësit rëndojnë veprat penale falsifikim, vjedhje e shpërdorim detyre.

EMISIONET