Ja ushqimet që "sabotojnë" energjinë dhe humorin tuaj!

Ja ushqimet që "sabotojnë" energjinë dhe humorin tuaj!

Shumë njerëz përballen me lodhje, përgjumje dhe mungesë energjie gjatë ditës pa e ditur se një nga shkaktarët kryesorë mund të jetë ushqimi që konsumojnë. Ekspertët paralajmërojnë se disa produkte të zakonshme mund të ndikojnë negativisht në nivelet e energjisë dhe të shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak.

Ushqimet e skuqura janë ndër “hajdutët” kryesorë të energjisë. Përmbajtja e lartë e yndyrës dhe mungesa e fibrave ngadalësojnë tretjen, duke bërë që organizmi të marrë më ngadalë lëndët ushqyese të nevojshme për prodhimin e energjisë.

Po ashtu, karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë, makaronat e bardha dhe orizi i bardhë shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, e cila pasohet nga një rënie po aq e shpejtë.

Kjo sjell ndjesinë e urisë, lodhjes dhe përgjumjes gjatë ditës. Specialistët rekomandojnë zëvendësimin e tyre me drithëra të plota, të cilat sigurojnë energji më të qëndrueshme.

Ndërkohë, studimet e fundit tregojnë se nuk ka rëndësi vetëm sasia e kalorive që konsumojmë, por edhe cilësia e tyre dhe koha kur hamë.

Sipas ekspertëve të ushqyerjes, i njëjti ushqim mund të përpunohet ndryshe nga organizma të ndryshëm, ndërsa ngrënia e vakteve kryesore më herët gjatë ditës lidhet me kontroll më të mirë të peshës dhe të nivelit të sheqerit në gjak.

Ekspertët këshillojnë shmangien e vakteve të vona, veçanërisht pas orës 21:00, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në metabolizëm dhe shëndetin e përgjithshëm.

EMISIONET