Hodhi serbin në tokë pa ndjenja, krenohet boksieri shqiptar: 'Ka luan mbi luanët'

Roberto Bakaj, boksieri me famë ndërkombëtare, gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin 'Glamour Zone' të moderatores Ester Bylyku, u shpreh se ishte 'luan mbi luanët' pas ndeshjes së tij të fundit kundër një serbi, të cilin e hodhi në tokë pa ndjenja.

Madje pas ndeshjes, serbi shkoi me urgjencë në spital që të trajtohej për dëmtimet e rënda që mori nga boksieri shqiptar.

Pjesë nga biseda..

Ester Bylyku: Hodhe pa ndjenja sportistin serb. Si u ndjeve në ato momente?

Roberto Bakaj: Kisha një barrë të rëndë mbi supe, sepse kishte shumë shqiptarë të pranishëm dhe unë duhej t`i bëja krenar ata. Ai ishte kundërshtar i fort, ishte luan dhe kjo ishte e dukshme por ka luan mbi luanët. Kur e kapën grushtat e mi breshëri, ai nuk rezistoi dot të qëndronte në këmbë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET