Gerard Pique thyen heshtjen dhe flet për ndarjen me Shakirën: Njerëzit nuk e dinë çka ndodhur

Gerard Pique thyen heshtjen dhe flet për ndarjen me Shakirën:

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique ka qenë një nga temat më virale që një vit e gjysmë më parë, kur kolumbiania dhe spanjolli njoftuan se nuk do të ishin më çift.

Më në fund ish mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të thyejë heshtjen.

Në një bisedë me prezantuesin Jordi Baste, për radiostacionin katalanas ‘Rac1’, spanjolli ka reflektuar mbi gjithçka ka ndodhur me këngëtaren kolumbiane.

“Njerëzit nuk e dinë as dhjetë për qind se çfarë ka ndodhur realisht. Ata bazohen në informacione që kryesisht nuk janë reale.

Po t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do të isha mbyllur në banesën time, ose do të isha hedhur nga dhoma e gjumit…

E vetmja mënyrë për të dalë i gjallë nga e gjithë kjo është të mos i kushtosh rëndësi çdo gjë”, deklaroi Pique.

EMISIONET