FOTO+VIDEO/ Finalja mes Ilirit dhe Mozës, ja kush e fitoi edicionin e tretë të “Ferma Vip”

Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti ishin dy finalistët, që do vazhdonin garën për çmimin e madh.
Pas eliminimit të Bujakës përmes televotimit që ishte hapur që prej të enjtes, 4 finalistët e mbetur u përballën me një sfidë, e cila u fitua nga Iliri.
Më pas, Moza, Visi dhe Soni shkuan në një tjetër televotim.

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip.
E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza ka arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara.
Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë euro.
“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza.
Në vend të 4-tërt u rendit këngëtarja Soni Malaj, ndërsa në vend të 3-të Vis Pupa.
View this post on Instagram


