VIDEO/ Dy vite pa u parë, Moza "nuk njeh" të bijën: Sa ke ndryshuar

VIDEO/ Dy vite pa u parë, Moza "nuk njeh" të bijën: Sa

Mimoza Ahmeti, emri që mbajti pas ekranit të madh dhe të vogël.

Poetja mjaft e dashur, rrëmbeu zemrat e publikut që ditën e parë që u bë pjesë e formatit Ferma Vip.

Mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe, Moza u surprizua nga tre aktorët e më mirënjohur, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi, të cilët lexuan poezitë e saj.

Por surpriza më emocionuese ishte ajo nga vajzat e saj. Eir, vajza e madhe e Mozës e cila jeton në Romë lexoi një poezi të mamasë së saj. Më pas, pjesë e skenës u bë vajza e vogël Luka, e cila erdhi nga Kanadaja. Por me hyrjen e saj, Moza nuk e njohu dhe i kërkoi leje të mos lexonte, por të dëgjonte një këngë nga vajza e madhe Eir.

Më pas, Moza e njohu vajzën e vogël dhe mes emocionesh ajo i ka dhuruar puthje e përqafime.

“Vajza ime e vogël, nuk e njoha se kam dy vite pa e takuar. Ti më the që nuk më flet”, i tha Moza vajzës së vogël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

EMISIONET