FOTO/ U duk si krijim i Inteligjencës Artificiale, por është reale / Tifozja 20-vjeçare e Botërorit pushton rrjetet sociale

FOTO/ U duk si krijim i Inteligjencës Artificiale, por është

Naiel Aguilera është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të Kampionatit Botëror të futbollit, pasi pamjet e saj nga tribunat e stadiumit shkaktuan një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Bukuroshja paraguaiane tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes mes Paraguait dhe Turqisë në Kaliforni, kur kamerat televizive e fokusuan në mesin e tifozëve. Paraqitja e saj bëri që shumë përdorues të rrjeteve sociale të mendonin fillimisht se ajo ishte një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Megjithatë, shumë shpejt u zbulua se pas figurës virale qëndron një person real. Naiel Aguilera është studente psikologjie dhe ish-fituesja e konkursit “Miss Teen Paraguay 2022”.

FOTO/ U duk si krijim i Inteligjencës Artificiale, por është

Pas shfaqjes së saj në Botëror, popullariteti i 20-vjeçares u rrit me shpejtësi. Brenda pak ditësh, profili i saj në Instagram kaloi mbi 300 mijë ndjekës, ndërsa emri i saj u përhap në mediat ndërkombëtare.

Vëmendja ndaj Aguilerës u shtua edhe pas rrugëtimit të Paraguait në turne, ku kombëtarja siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave pas fitores me penallti ndaj Gjermanisë, për t’u eliminuar më pas nga Franca.

Modelja e re, e cila prej kohësh shfaq në rrjete sociale pasionin e saj për futbollin, tashmë po tërheq interesin e markave të modës dhe produksioneve televizive.

Pavarësisht famës së papritur, Naiel Aguilera vijon të ndjekë objektivat e saj personale, mes të cilave janë ëndrra për të parakaluar në pasarelën e “Victoria’s Secret” dhe për të konkurruar në konkursin “Miss Universe”.

EMISIONET