Henry del në mbrojtje të Ronaldos: Mungesa e Botërorit nuk e zbeh madhështinë e tij

Henry del në mbrojtje të Ronaldos: Mungesa e Botërorit nuk e zbeh

Thierry Henry ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, duke theksuar se fakti që ylli portugez nuk arriti ta fitojë trofeun më të madh të futbollit nuk e ndryshon aspak trashëgiminë e tij.

Legjenda franceze kujtoi se shumë futbollistë të mëdhenj nuk kanë fituar kurrë Kupën e Botës, por kjo nuk i ka penguar të mbeten mes emrave më të mëdhenj në historinë e sportit.

“Shumë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar Kupën e Botës, por kjo nuk e përcakton trashëgiminë e tyre. 

Trashëgimia e Ronaldos është e paprekshme. I uroj të arrijë shifrën e 1000 golave. Ai ka frymëzuar breza të tërë, sidomos fëmijët, me përkushtimin dhe mënyrën se si jeton futbollin”, deklaroi Henry.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës vlerësoi edhe gjendjen fizike të 41-vjeçarit, duke e cilësuar si një model për çdo futbollist.

Ronaldo konfirmoi pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës se Botërori 2026 ishte i fundit në karrierën e tij, por ende nuk ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë edhe e Euro 2028.

EMISIONET