FOTO/ Rita Ora dhe Dua Lipa vijnë me një urim për Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë
Urime nga e gjithë bota shkojnë sot për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë të shënuar për Kosovën nuk kanë munguar as urimet e këngëtaeve shqiptare e famë botërore. Kështu Rita Ora përmes një video-mesazhi ka uruar kosovarët për ditën e tyre të Pavarësisë.
“Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, ka thënë ndër të tjerash Rita.
View this post on Instagram
Një tjetër këngëtare e famshme si, Dua Lipa nuk ka harruar të urojë 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të, është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.