FOTO/ Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin e mjaltit në Itali!

FOTO/ Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin

Pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit në Itali, ndërsa këngëtarja ka vendosur t'u japë fansave një vështrim nga pushimet e tyre romantike.

Përmes një postimi në Instagram, Dua publikoi një seri fotosh nga udhëtimi i çiftit, të cilin e përshkroi thjesht me fjalën: "Roadtripping", shoqëruar me flamurin italian dhe një emoji puthjeje.

Në galerinë e saj nuk mungojnë momentet e qeta dhe relaksuese, një foto ku shijon një espresso në shtrat ndërsa lexon një libër, një tjetër gjatë një banje, peizazhe mahnitëse italiane, arkitekturë karakteristike, ushqime tradicionale, si edhe një selfie romantike me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner.


Çifti u martua pak javë më parë në Villa Valguarnera, pranë Palermos në Siçili, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë mbi 200 të ftuar, mes tyre emra të njohur si Charli XCX, Elton John, Joe Alwyn dhe Donatella Versace.

Ceremonia në Siçili erdhi vetëm pak ditë pasi Dua dhe Callum kishin zhvilluar edhe një ceremoni civile dhe intime në Londër.

Pak ditë më parë, këngëtarja ndau gjithashtu edhe fotot e para të fustanit të saj të nusërisë, ndërsa tani duket se është koha për të shijuar ditët e para si të sapomartuar.

EMISIONET