FOTO-Lajmi/ Zbulohen dy emrat e personazheve të njohur që do luajnë në filmin e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit

FOTO-Lajmi/ Zbulohen dy emrat e personazheve të njohur që do

Dy ish-konkurentët më të fortë të “Big Brother Vip” Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ky film do të jetë një komedi romantike, i cili shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlish jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Mirëpo prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se fituesja e “DWTS” Sara Hoxha do ketë një rol në këtë film.

Ndërsa ditën e djeshme faqja zyrtare e “Top Channel Film” në Instagram ka zbuluar dy aktorët e tjerë që do kenë një rol në këtë film, ku ata janë Sara dhe aktori i njohur Ndriçim Xhepa.

Ky i fundit është një ndër aktorët më të njohur shqiptar, I cili ka luajtur në filam dhe në teatër prej shumë vitesh.

EMISIONET