Rikthehet pas 8 vitesh Festivali Folklorik i Gjirokastrës, Kumbe zbulon detajet: Skena është surprizë!
Nga data 24 qershor deri në 1 korrik, rikthehet pas 8 vitesh Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, një event që pritet të rigjallërohet me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.
Nën atmosferën e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe kulturore që do të mbahet në kalanë e Argjirosë, zëvedësministrja Meri Kumbe, në një intervistë dhënë moderatores Siklajda Shorja në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se për mbarëvajtjen e Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastra po bën përgatitjet e fundit.
“Skena është surprizë, por do ketë elemente artizanale, ndërsa do jenë gjithsej 3 skena për aktivitetet.
Mediat ndërkombëtare do jenë prezente në festival.
Risia e këtij viti do të ketë pjesëmarrje në të cilën nuk do të ketë çmime.
Jane hequr çmimet për pjesëmarrësit. Do jenë 12 grupe nga 12 qarqe dhe nga trevat. 1200 artistë do jenë gjithsesj
Aktiviteti pritet të nisë në mbrëmje në orën 19:00, por paradite do ketë aktivitete të tjera kulturore.
Qëllimi dhe mesazhi, është i thjeshtë demonstrimi i vlerave kulturore dhe artistike të vendit”, u shpreh ndër të tjera zëvendësministrja e Kulturës, Meri Kumbe.