FOTO/ GRUAJA IRANIANE SFIDON RREGULLAT! Nget motorrin e saj në mes të kryeqytetit: Dëshiroj të jetoj lirshëm
Një grua iraniane ka sfiduar normat fetare dhe shoqërore në mes të kryeqytetit duke ngarë motorin e saj, një veprim i ndaluar në shumë zona atje. 38- vjeçarja është kthyer në simbol të guximit dhe kërkesës për liri e barazi.

Në kryeqytetin iranian, ku ligjet dhe normat fetare u diktojnë grave shumë të drejta, duket sikur diçka ka nisur të ndryshojë edhe pse me ritme shumë të ngadalta.
Këtë herë në zemër të Teheranit, një 38-vjeçare ka zgjedhur të sfidojë normat e ashpra shoqërore.
Merat Behnam merr motorin e saj të verdhë përmes trafikut të dendur të kryeqytetit për të shkuar në kafenenë që ajo drejton, një veprim që në pamje të parë mund të duket i zakonshëm, por në Iran mbetet një akt guximi.
Në vendin ku drejtimi i motorëve nga gratë është i daluar në shumë zona dhe i stigmatizuar nga klerikët konservatorë, Behnam thotë përballet çdo ditë me shikime përçmuese, fyerje verbale dhe frikën se mos ndalet nga policia.

Megjithatë, ajo thotë se dëshiron të jetojë lirshëm dhe të thyejë tabutë që prej vitesh kufizojnë lëvizjen e grave.
Historia e saj është bërë simbol i rezistencës ndaj kufizimeve gjinore, ku shumë gra po kërkojnë hapësira të reja për liri personale pavarësisht presionit shoqëror dhe ligjor.
Për Meratin, çdo udhëtim me motor është më shumë se një rrugëtim për në punë është një deklaratë për barazi dhe guxim.



