FOTO/ Fundi i një historie: Brikena dhe Mateo ndahen zyrtarisht!

FOTO/ Fundi i një historie: Brikena dhe Mateo ndahen zyrtarisht!

Dyshja e njohur Brikena dhe Mateo Borri i kanë dhënë fund aludimeve për marrëdhënien e tyre, duke konfirmuar zyrtarisht ndarjen përmes mesazheve publike në rrjetet sociale.

I pari që reagoi ishte Mateo Borri, i cili në orët e para të mëngjesit bëri të ditur se lidhja mes tyre kishte përfunduar.

Ai theksoi se zgjedh të ruajë respektin për Brikenën dhe për kohën që kanë kaluar së bashku, duke kërkuar që situata të mos keqinterpretohet përmes detajeve të shpërndara në rrjete sociale.

Rreth 35 minuta më vonë, reagoi edhe Brikena, e cila konfirmoi ndarjen duke shkruar: “Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë”.

Ajo nënvizoi se mes tyre ka pasur gjithmonë respekt të ndërsjellë dhe kërkoi qetësi përballë zhurmës që është krijuar në rrjet.

Brikena shtoi gjithashtu se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga disa platforma dhe grupe, pasi diskutimet dhe komentet rreth ndarjes po ndikojnë negativisht në gjendjen e saj.

Dy deklaratat kanë mbyllur përfundimisht spekulimet që kishin qarkulluar ditët e fundit për raportin mes tyre në rrjetet sociale.

FOTO/ Fundi i një historie: Brikena dhe Mateo ndahen zyrtarisht!FOTO/ Fundi i një historie: Brikena dhe Mateo ndahen zyrtarisht!

EMISIONET