Çfarë po ndodh në familjen mbretërore britanike? Nikolla: Teoritë nisën nga Kate nuk u shfaq në publik që prej Krishtlindjeve
Në mediat britanike dhe jo vetëm vijojnë diskutimet për shëndetin e Princeshës së Uellsit, Kate Midelton, e cila njoftoi se i është nënshtruar terapive pasi njoftoi se vuan nga kanceri.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë çështje në një lidhje me skype nga Londra, aktivisti Daniel Nikolla solli në studion e lajmeve në “Ora News” informacionet më të fundit që vijnë nga Britania dhe mënyrën se si po trajtohet kjo çështje në media dhe në opinionin publik britanik.
“Pas videos ku Mbreti vetë lajmëroi për sëmundjen e tij që ishte prekur nga sëmundja e kancerit dhe kishte nisur trajtimet.
Por për shkak se vetë Dukesha nuk ishte parë në aktivitete publik që prej Krishtlindjeve, në media nisën disa teori konspiracioni nga njerëz që kërkonin të kuptonin më shumë mbi të vërtetën e saj.
Dhe në mungesë të këtij informacioni në muajin shkurt nisën teoritë edhe në media dhe tabloide britanike.
Në ditën e nënave doli në publik një video që u tërhoq më pas, dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Ka një raport negativ mes medieve dhe familjes mbretërore dhe tashmë mediat kanë nisur t’ia lejojnë vetes që edhe ta atakojnë atë.
Në dhjetor u tha që Kate pati një operacion në pjesën e abdomit dhe nuk u specifikua tamam, dhe më pas se aty u zbulua dhe sëmundja e kancerit tek ajo.
Dhe nga videoja që doli, mua m’u duk një video reale, u shfaq pak e dobësuar”, u shpreh ndër të tjera aktivisti Daniel Nikolla.