“Eurovizion 2023”/ Londër, artistët performojnë në festën e fundit para konkursit

Një muaj para nisjes së Eurovizion 2023, artistët kanë organizuar festën e fundit para konkursit në Londër. Mes emocionesh ata rrëfejnë se gara e këtij viti do të jetë e fortë.

“Eurovizion 2023”/ Londër, artistët performojnë

Teksa na ndan më pak se një muaj nga Festivali Europian i Këngës, që do të mbahet në Liverpool, artistët e këtij viti kanë performuar në skenë përpara fillimit të konkursit.

“Nuk duam që kjo të përfundojë”, thonë Teya dhe Salena e Austrisë.

Gjatë javëve të fundit, koncerte janë zhvilluar në të gjithë Evropën në Spanjë, Poloni, Izrael, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

"Sa herë që njerëzit na pyesin se cilët janë të preferuarit tanë, ne jemi në 15 gishta, ky vit është kaq i fortë dhe jemi shumë mirënjohës që jemi të rrethuar nga kaq shumë artistë të mrekullueshëm”, shprehet dyshja.

Kënga e tyre “Who The Hell Is Edgar?” është një këndvështrim satirik për industrinë e muzikës.

“Unë e dua këtë komunitet”, shpjegon Loreen, një nga të preferuarat e këtij viti me këngën e saj Tattoo.

“Shpresoj që njerëzit të ndiejnë se sa shumë i dua dhe sa shumë kujdesem”, shton ylli suedez.

Në skenën e Eurovizionit këtë vit do të konkurrojnë 37 vende. Festivali organizohet nga Britania e Madhe për herë të parë në 25 vjet.

Konkursi ka ndryshuar shumë që nga viti 1998, dhe disa pjesë të tij janë madje të panjohura nga ajo që ishte 11 vjet më parë.

Rreth 160 milionë shikues pritet gjithashtu të thonë fjalën e tyre duke votuar për këngën e tyre të preferuar.

besmira pelushaj eurovision

EMISIONET