"E kam traumë akoma...", Kristi flet për ndjesitë që përjetoi kur u përball me Sabianin

"E kam traumë akoma...", Kristi flet për ndjesitë

Ish-banori i spektaklit televiziv "BBV2", Krist Dragot, vazhdon të jetë aktiv si në rrjete sociale dhe në daljet e tij televizive.

Të mërkurën ai ka qenë i ftuar në emisionin "Shqipëria Live", ku ka zbuluar më tepër rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re.

Ai u shpreh se partnerja e tij është shumë ndryshe nga vajzat "tipike shqiptare", dhe se lidhja e tij ka marrë një drejtim serioz pasi është takuar me prindërit e saj.

Pasi përmendi prindërit e saj, gazetari e lidhi situatën me ngjarjen që i ndodhi brenda shtëpisë së "BBV", ku Sabiani erdhi pasi vajza e tij krijoi një lidhje me Kristin.

Pavarësisht se ky ngacmim u shoqërua me të qeshura, Kristi ka thënë: "Dëgjo se atë e kam traumë, që ekziston brenda meje, ajo situata që u krijua tek Big-u.

Është traumë, sepse përfshihet një gjë më shumë se sa një dalje në skenë ose në lojë. Implikohet një marrëdhënie, bëhet shumë komplekse, pastaj babai i të dashurës tënde është një figurë autoritare, vëzhguese, kritike, dhe që do gjithmonë më të mirën e vajzës.

Kështu, që në këtë aspekt, babai i të dashurës është një figurë e frikshme, sepse në një farë mënyre me atë bën luftë, por nuk është rasti i Sabianit", u shpreh Kristi.

EMISIONET