E bujshme/ Arrestohet reperi Fero pasi videoja duke dhunuar qytetarin në makinën e tij bëri xhiron e rrjeteve sociale

E bujshme/ Arrestohet reperi Fero pasi videoja duke dhunuar qytetarin në

Arrestohet reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ai akuzohet për veprën penale “Sulm”.

 “Prokuroria Themelore në Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftim.

Ngjarja për të cilën akuzohet Fero, sipas prokurorisë ka ndodhur të dielën në orën 17:00.

Nga pamjet në videon që ka qarkulluar në rrjetet sociale, reperi shikohet duke goditur me grushte një qytetar në automjetin e tij.

 

EMISIONET