“Dua fëmijë me të...I kam thënë”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të moderatores Lei Kraja: E bëjmë që tani! (FOTO)

“Dua fëmijë me të...I kam thënë”/

Moderatorja Lei Kraja ka habitur së fundmi publikun me një deklaratë të pazakontë, ku shprehu dëshirën t’i propozojë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë “me kontratë” nëse nuk arrin të bëhet nënë deri në moshën 35-vjeçare.

“Unë e kam menduar këtë. Nëse nuk kam bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i them Arbrit: ‘Hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë’. I kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim,” tha Lei Kraja në një emision, duke shtuar me humor se nëse Arbri martohet deri atëherë, ajo do të gjejë një tjetër.

Reagimi i Arbrit nuk vonoi. Ai ndau në “Instastory” videon me deklaratën e moderatores dhe e pranoi ironikisht propozimin:
“Jam dakord. E bëjmë që tani,” shkroi Arbër Çepani, duke ndezur sërish debatet në rrjetet sociale.

“Dua fëmijë me të...I kam thënë”/

EMISIONET