Doni të rrisni klikimet në rrjetet sociale? Ekspertja tregon truket që duhet të përdorni

Ekspertja e rrjeteve sociale, Egla Shkurta  në emisionin “Jeto me Orën”në RTV ORA foli rreth përdorimit të rrjeteve sociale.

Egla Shkurta: Ne sot vlejmë në rrjetet sociale. Ka dy lloje biznesesh, online dhe ato që janë fizik dhe janë pak skeptik.  Ne kemi 4.3 bilion përdorues të rrjeteve sociale në botë. Ne shpenzojmë mbi 15% të ditës në rrjetet sociale.  Që në hapjen e account-eve duhet të fillohet me sigurinë. Të bëjnë duble indiffication.

Egla tregoi se cilat janë rrjetet sociale që përdoren më shumë.

Rrjetet sociale më të përdorshme në botë Facebook i dyti Whatcup, Instagram, Tik-Tok dhe pastaj platformat pinterest, you tube etj. Tik-Tok është në rritje, ka qasje më zbavitëse.  Në Shqipëri, Instagram dhe Facebook është shumë i përhapur dhe i përdorshëm. Duhen bërë postime në formatet e duhura.

Më poshtë janë dhe disa këshilla që Egla jep për përdorimin e rrjeteve sociale në mënyrë që të rrisni aktivitetin.

Foto dhe vido cilësore

"Tani smartphone-t kanë cilësi të lartë dhe mund të bësh video të shumta."

Postime sipas formateve

"Të jetë formati 1 me 1. Në reels 9 me 16. Reels-at duhet të jenë në format të plotë."

Gjithmonë shoqërojini me shkrime dhe tituj i interesant.

"Shkrimet e duhura i japin mundësi Instagramit se kujt t’ja tregojë këtë term që ti poston. Nëse vendosni më shumë fjalë e përshkrim personat që kanë këtë interes ua shpërndan Instagrami postimin tuaj."

Përdorni hashtaget

"Hashtaget ndihmojë me algoritmin."

Të krijojmë kontest me vlerë

"Në postime ofrojmë jo vetëm kënaqësi, duhet të ofrojmë dhe materiale që i ndihmojnë."

Sa i përket kohës kur duhet të bëni postime thotë se ora 10 paradite deri në 6 pasdite konsiderohen si më të përshtatshme por ajo shprehet se secili duhet të testojë pasi kjo ndryshon tek account-e të ndryshme.

Egla Shkurta: Ka një fashë orari kur ju keni audiencën maksimale. Është fashë personal, përgjithësisht pas orës 10 paradite deri në 6 pasdite. Në fakt duhet testuar, nuk ka një orar magjik, shikon si funksionon një orar.

EMISIONET