Lufta me kancerin e gjirit, ja kush mund ti dhurojë flokët
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Përpos aktiviteteve edukuese e informuese ka dhe nga ata që zgjedhin që të dhurojnë flokët për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Por si duhet të jenë flokët që mund të dhurohen për këtë kauzë.
Këtë e tregoi presidentja e "Europa Dona Albania" Donjeta Zeqa në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA.
-
Orteku godet dhjetëra alpinistë në majën e Himalajeve
4 Tetor, 18:01
Donjeta Zeqa: Flokët duhet të jenë natyrale, minimalisht 25 cm të gjata pjesa që do të dhurohet, jo i gjithë floku. Dhe duhet të jetë i shëndetshëm. Nëse gjysma janë të djegura nuk funksionojnë. Është e vështir të gjesh personin që i merr pasi një palë flokë nuk mjafton për një dhurim. Ajo punohet e gjitha me dora. Shumë flokë hiqen sepse mund të jenë të djegur ose më të shkurtra se të tjerët. I gjithë punimi është me dorë ndaj përpunimi i tyre kërkon shumë kohë dhe kosto.