Brikena dhe Mateo sërish në krizë? Fshijnë foton e përbashkët dhe bëjnë “unfollow” njëri-tjetrit

Brikena dhe Mateo sërish në krizë? Fshijnë foton e

Vetëm pak ditë pasi u shfaqën së bashku në një foto nga ambientet e “Top Arena”, Brikena dhe Mateo kanë bërë një tjetër lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Ish-banorët e “BBV” kanë fshirë fotografinë e përbashkët nga rrjetet sociale dhe nuk ndiqen më nga njëri-tjetri në Instagram.

Veprimi i papritur ka rikthyer sërish aludimet për një krisje mes dyshes, e cila edhe më herët është përfolur për afrime dhe distancime të shpeshta.

Kjo nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre shoqërohet me lëvizje të tilla në rrjetet sociale, duke bërë që fansat të ndjekin me kuriozitet çdo hap të tyre.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse “unfollow”-i i radhës është një ndarje përfundimtare apo vetëm një tjetër episod në historinë e raportit të tyre me ulje-ngritje.

EMISIONET