Anxhela Peristeri flet për Ronela Hajatin në Eurovision: Kishte potencial, por u diskutua dhe u debatua shumë

Këngëtarja Anxhela Peristeri e ftuar në Why Not, në RTV Ora ka folur mbi performancën e Ronela Hajatit në Eurovision.

Ajo tha se kënga kiste potencial për një festival të tillë, u dëgjua dhe vazhdon të dëgjohet shumë edhe pse në atë kohë u diskutua dhe u debatua mjaft nga publiku shqiptar.

Roza Lati: Si tu duk performanca e Ronelës në Eurovision, sepse e priti gjithë Europa shumë mirë?

Anxhela Peristeri: Unë kam qenë pjestarë e jurisë në Festivalin e RTSH-së atë vit, kështu që me një vendim unanim ne vendosëm që Ronelën ta dërgojmë në Eurovision. Mendoj që kënga e saj ka patur mjaft potencial për një festival të tillë pasi unë që kam qenë vetë, e di se ҫfarë pëlqejnë fansat në Eurovision dhe sigurisht që i përmbushi të gjitha kriteret. Pastaj se si u diskutua dhe debatua këtu se kanë një problem shqiptarët.

Sa kalon në finale, thonë: O sa mirë kaloi në Finale. Pastaj thonë: Hë mo se nu doli në 10-shen. Po doli në 10-she, thonë se nuk doli në 3-she. Po doli në 3-she thonë, s’fitoi kjo ja mori tjetri. Këtu është një problem i tillë gjithmonë.

Kot të flasësh për këtë pjesë. Rëndësi për mendimin tim gjithmonë ka pjesëmarrja. Unë jam një këngëtare që kam fituar shumë ҫmime dhe kam shumë kupa në shtëpi.

Është kënaqësi e madhe kur e merr, por kjo zgjat 3 ditë. E rëndësishme është sa mbetet kënga tek publiku. Kënga e Ronelës u dëgjua shumë, vazhdon të bëjë namin në koncerte e kudo ajo shkon. Kjo ëhstë e rëndësishme.

EMISIONET